E ardhmja e Federico Chiesas vazhdon të mbetet e paqartë, me sulmuesin që pritet të largohet nga Juventusi.
Kontrata aktuale e sulmuesit italian me Zonjën e Vjetër skadon në verën e vitit 2025 dhe palët nuk duan ta vazhdojnë atë.
Kësisoj Juventusi është gati ta shes yllin e saj dhe Roma vazhdon të mbetet skuadra më e interesuar për të.
Sky Sport ka raportuar se menaxheri i Chiesas, shqiptari Fali Ramadani ka qëndruar në kryeqytetin italian ditën e mërkurë.
Juventusi është gati ta lejoj largimin e yllit italian nëse Roma ofron 20 milionë euro plus bonuset.
Vet lojtari është i interesuar për një ndryshim klubi, megjithatë skuadrat angleze si Liverpool e Chelsea janë larguar nga gara.
Aktualisht në garë për Chiesan mbeten vetëm skuadrat italiane si Roma, Milan e Napoli, me skuadrën kryeqytetase që është favorit për t’i siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/