Site icon Telegrafi

Juventusi fiton dhe kalon në finale të Kupës së Italisë, do të takohet me Interin për trofeun

Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Fiorentinës me rezultat 2-0 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër e kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 1-0, kështu që me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 kaloi në finale ku e pret Interi.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Dusan Vlahovic në minutën e 29-të, por goditjen e tij e priti portieri Bartomej Dragoëski.

Goli erdhi në minutën e 32-të, kur Federico Bernardeschi gjeti rrjetën për 1-0.

Fiorentina ka mundur të kthehej në lojë në minutën e 41-të, por Arthur Cabral nuk arriti të shënojë.

Edhe pjesa e dytë kishte dy raste të mira që në start, ku Fiore rrezikoi e para me Martinez Quarta, ndërsa Juevntusi goditi shtyllën me Denis Zakaria.

Zonja e Vjetër edhe një herë gjeti golin në minutën e 69-të me Adrien Rabiot, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të dy skuadrat provuan, por Juventusi gjeti rrjetën, me Danilon që shënoi nga afër për 2-0.

Juventusi me këtë fitore konfirmon vendin në finale, ku do të takohet me Interin që fitoi dje ndaj Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version