Kampioni i Serie A për sezonin 2018/2019, Juventusi, e ka mbyllur sezonin me humbje, pasi është mposhtur nga Sampdoria me rezultat 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse skuadrat kishin disa shanse, mirëpo nuk i konkretizuan ato.
Në pjesë e dytë gjërat filluan të ndryshojnë, pasi Sampdoria dhe Juventusit filluan t’i bënin edhe disa ndryshime në formacion.
https://www.youtube.com/watch?v=hrjXbKGlSno
Por, Sampdoria u shfaq më kërkuese sesa Zonja e Vjetër, duke arritur që ta shënonte golin e parë me anë të Gregoire Defrel, të realizuar në minutën e 85-të.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, Gianluca Caprari (90’+1) shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.
Pas xhiros së 38-të dhe të fundit për këtë sezon, Juventusi ka grumbulluar 90 pikë, 11 më shumë se sa vendi i dytë Napoli. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EqIRdlTKwF8