Emre Can ka thënë se është i zemëruar dhe i mërzitur me Juventusin pas përjashtimit të tij nga lista e Ligës së Kampionëve, duke i akuzuar ata për thyerje të premtimeve.
Gjermani u la jashtë skuadrës së Juventusin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, së bashku me Mario Mandzukic dhe të lënduarin Giorgio Chiellini.
Mesfushori mbërriti nga Liverpooli vetëm verën e kaluar dhe ishte lojtar kryesor nën paraardhësin e Maurizio Sarrit, Max Allegri, dhe lënia jashtë skuadrës e ka nervozuar lojtarin.
“Jam jashtëzakonisht i tronditur”, ka thënë fillimisht mesfushori gjerman për Bild.
“Biseda jonë zgjati vetëm një minutë dhe mua nuk më dhanë asnjë arsye. Më bën të zemëruar dhe të mërzitur”.
“Do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin pasi të kthehem [nga detyra ndërkombëtare].
“Mu tha dhe u premtova diçka tjetër nga klubi javën e kaluar. PSG më kërkoi, por vendosa të qëndroj me Juven”.
“Kushti ishte që unë të isha në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Can. /Telegrafi/