Juventusi e ka nisur sezonin në Serie A në mënyrën më të mirë, duke e mposhtur Comon me rezultat 3-0, në një dominim të plotë nga fillimi deri në fund të ndeshjes.
Zonja e Vjetër e nisi furishëm takimin, duke krijuar disa raste që në start, por u desh të pritjen minuta e 23-të për ta parë golin e parë.
Samuel Mbangula ishte një nga befasitë në formacionin startues, ku ai arriti të shënojë gol të bukur nga jashtë zonë për 1-0.
CHE BEL GOL DI SAMUEL MBANGULA 🇧🇪🇨🇩(2004) PER IL SUO PRIMO GOL IN SERIE A!!!pic.twitter.com/OckDoI9jNj https://t.co/IfuaSlxal2
— Football Report (@FootballReprt) August 19, 2024
Juventusi kishte pastaj dy raste me Dusan Vlahovic, por ai nuk ia arriti të shënojë, ndërsa në njërin nga rastet e ndali shtylla.
Por para se të shkonin skuadrat në pushim, në skenë doli Timothy Weah, që kompletoi me gol një aksion të bukur për 2-0.
Timothy Weah’s first Serie A goal 🏁
— ALESSANDRO (@AlexDavide_) August 19, 2024
Në fillimin e pjesës së dytë, Vlahovic shënoi pas asistimit të Cabral, por goli u anulua me VAR për pozitë jashtë loje.
Për të parë golin e tretë në ndeshje u desh të pritej minuta e 90-të, ku Andrea Cambiaso shënoi për 3-0 me një gjuajtje të bukur.
CHE BEL GOL DI ANDREA CAMBIASO!!!
CHE ASSIST DI SAMUEL MBANGULA 🇧🇪🇨🇩(2004)!!!
📽️ @tekkersfootpic.twitter.com/0cZIboZik3— Football Report (@FootballReprt) August 19, 2024
Juventusi e nis bukur sezonin, me një fitore të sigurt dhe lojë të bukur. /Telegrafi/