Juventus ka bërë disa lëvizje për sjelljen e lojtarëve të rinj, ku kohët e fundit po kërkon me ngulm Douglas Costan, ndërsa si alternativ ka një nga lojtarët më të dobët të Barcelonës.
Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, Juventusi vazhdon të jetë i interesuar që ta transferoj mesfushorin portugez, André Gomes.
Italianët janë të gatshëm të ndajnë rreth 15 milionë euro plus disa bonuse në rast të arritjes së disa rezultateve në garat evropiane, transmeton Telegrafi.
Por, si duket Barcelona nuk do ta shesë Gomesin, pasi ky i fundit bënë pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde.
Gomes, i cili u transferuar verën e kaluar nga Valencia në Barcelonë, nuk ka lënë gjurmë në Camp Nou në sezonin e kaluar. /Telegrafi/