Site icon Telegrafi

Juventus dhe PSG po projektojnë shkëmbimin e futbollistëve

Juventus dhe Paris Saint Germain janë duke menduar për një shkëmbim të bujshëm gjatë verës.

Dy skuadrat e mëdha evropiane kanë nevojë për tu përforcuar për edicionin e ardhshëm me Juventusin në mesfushë dhe PSG-në në repartin ofensivë.

Kësisoj drejtuesit e dy skuadrave janë duke menduar për një shkëmbim të futbollistëve.

Sulmuesi italian Moise Kean pëlqehet nga PSG, me 22-vjeçarin që edhe më parë ka qenë pjesë e parisienëve.

Në anën tjetër mesfushori argjentinas Leonardo Paredes i pëlqen Juventusit që ka nevojë për tu përforcuar në mesfushë.

Sipas asaj që ka raportuar Gazzetta dello Sport, drejtuesit e dy skuadrave janë duke projektuar shkëmbimin kokë më kokë të futbollistëve.

Për momentin kjo ide është në fazën fillestare, por që pritet të ketë takime mes dy klubeve për ta kompletuar këtë shkëmbim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version