Juventusi ka marr një fitore të pritur ndaj Chievos me rezultat 3-0.
Zonja e Vjetër u gjet mirë në kampionat pas fitores në Superkupë, ku e dominoi takimin nga fillimi në fund.
Lojtari i ndeshjes doli të jetë Paulo Dybala që u notua me 9.2, falë dy asistimeve.
Paraqitje të mirë kishin edhe Emre Can (8.8 nota), Federico Bernardeschi (8,2) dhe Douglas Costa (8.0).
Cristiano Ronaldo ishte më i dobëti te Juventusi, pasi u notua me 6.5.
Madje ai humbi edhe një penallti në mesin e pjesës së dytë.
Te Chievo nuk kishte asnjë individ të dalluar përveç portierit Sorrentino që mori notën 7.7. /Telegrafi/