Juventusi ka barazuar ndaj Salernitanas me rezultat 2-2 në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Antonio Candreva dhe Krzysztof Piatek shënuan për mysafirët, ndërsa Juve u kthye me golat e Bremer dhe Leonardo Bonuccin.
Candreva ishte më i miri në këtë ndeshje me notën 7.7, ndërsa pas tij u vlerësua edhe portieri Luigi Sepe me notën 7.6.
Te Juventusi më i miri ishte Leonardo Paredes me notën 7.5.
Tonny Vilhena i Salernitanas ishte më i dobëti në fushë me notën 6.1.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/