Massimiliano Allegri pritet së shpejti të marrë një shtytje në skuadër, pasi Paul Pogba dhe Dusan Vlahovic janë rikthyer në stërvitje gjatë ditës së sotme (e hënë).
Bianconerët kanë pasur probleme me lëndime gjatë gjithë sezonit dhe së fundmi është rikuperuar Federico Chiesa, i cili mungoi një kohë të gjatë.
Pogba nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon për shkak të problemeve me gjurin, derisa Vlahovic është duke pasur probleme muskulore që nga muaji tetor.
— JuventusFC (@juventusfc) January 16, 2023
Siç transmeton Gianluca Di Marzio, mesfushori francez i është bashkuar skuadrës gjatë ditës së sotme (e hënë) në Continassa, sikurse edhe sulmuesi.
Ata nuk pritet të luajnë në sfidën e Kupës së Italisë kundër Monzas, mirëpo mund të jenë dispozicion për disa minuta për takimin e fundjavës ndaj Atalantas.
Leonardo Bonucci, Juan Cuadrado e Mattia De Sciglio, janë po ashtu pranë rikthimit që do të ishte një shtytje e madhe për Allegrin pas humbjes së thellë nga Napoli. /Telegrafi/
Torniamo in campo! 💪 pic.twitter.com/C5WiBP4mnp
— JuventusFC (@juventusfc) January 16, 2023