Juventusi po insiston për transferimin e qendërmbrojtësit francez Jean-Clair Todibo nga Nice.
Qendërmbrojtësi francez ka vite që ka treguar formë të shkëlqyer në Ligue 1 me fanellën e Nice dhe ka zgjuar interesimin e bardhezinjve.
Trajneri i Zonjës së Vjetër, Thiago Motta i ka bërë të qartë drejtuesve se e dëshiron me çdo kusht francezin në qendër të mbrojtjes.
Juventusi tanimë ka gjetur marrëveshje me agjentët e lojtarit dhe vet lojtari ka pranuar transferimin në Allianz Stadium.
Megjithatë problemi qëndron te Nice që ka filluar bisedimet për transferimin e Todibos në Angli te West Ham United.
Problemi qëndron te çmimi i lojtarit pasi lojtari nuk ka ofruar më shumës e 20 milionë euro për transferimin e tij.
Në anën tjetër West Ham United është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro, shumë që po e kënaq Nicen. /Telegrafi/