Në Allianz Stadium është zhvilluar derbi i javës së katërt në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit që është mbyllur me rezultat të barabartë (1-1).
Bianconerëve u mjaftuan katër minuta lojë për ta zhbllokua rezultatin, kur pas një aksioni të ndërprerë të Rossonerëve, Paulo Dybala asistoi te Alvaro Morata, i cili vrapoi deri në fund dhe u tregua i saktë.
Bianoncerëve u mjaftuan katër minuta lojë për ta zhbllokua rezultatin, kur pas një aksioni të ndërprerë të Rossonerëve, Paulo Dybala asistoi te Alvaro Morata, i cili vrapoi deri në fund dhe u tregua i saktë.
Me epërsi të vendasve, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në gjysmën e dytë, mysafirët u aktivizuan për të shënuar.
Falë angazhimit të tyre, ia dolën të shënonin dhe ta barazonin rezultatin për të ruajtur serinë pa humbje.
I asistuar nga Sandro Tonali, Ante Rebic shënoi në portën e bardhezinjve duke i barazuar shifrat dhe me rezultat 1-1 u mbyll edhe takimi.
Edhe pas javës së katërt, Juventusi nuk di për fitore dhe ka regjistruar dy humbje dhe dy barazime, ndërsa ndodhet në pjesën e fundit të tabelës.
Milani, në anën tjetër, nuk e ka humbur asnjë ndeshje dhe ka regjistruar tri fitore dhe një barazim, ashtu që ndan kreun me Interin mënga 10 pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/strangerlolz/status/1439676155964051456
🤫 Ante Rebic silences the home crowd 💪https://t.co/ALSKOiJryq
— SempreMilan (@SempreMilanCom) September 19, 2021