Jurgen Klopp ka zbuluar se njëri prej lojtarëve të tij tek Liverpooli i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë në sezonin e tij të fundit në klub.
Afati kalimtar veror tek Liverpooli pa klubin duke bërë një ‘rifreskim’, pasi lojtarë si Jordan Henderson, Alex Oxlade-Chamberlain, Fabinho, Naby Keita, Roberto Firmino dhe James Milner që të gjithë u larguan.
“Të Kuqtë” bën katër blerje, duke transferuar yje si Dominik Szoboszlai, Ryan Gravenberch, Wataru Endo dhe Alexis Mac Allister.
Mac Allister është fitues i Kupës së Botës dhe Klopp ka pranuar se ai i ka tejkaluar të gjitha shpresat që Liverpooli kishte për të pas një serie të jashtëzakonshme të paraqitjeve.
“Alexis është saktësisht lojtari që shpresoja të ishte; super ndikues, super i zgjuar, djalosh i mirë. Ai pëlqen të luajë për Liverpoolin po ashtu, që është shumë e rëndësishme”, ka thënë Klopp fillimisht në konferencën për shtyp.
“Ai i jep ritëm lojës, ai bën diferencën dhe mund të kontrollojë momente të caktuara të ndeshjes”.
“Ai është gjithmonë aty, gjithmonë i përfshirë, asgjë nuk është shumë për të, ai është një lojtar shumë, shumë, shumë i mirë. Ai i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë tona dhe më shumë”, përfundoi tekniku gjerman.
Mac Allister ka bërë 34 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime./Telegrafi/