Site icon Telegrafi

Jurgen Klopp me lojtarët e Liverpoolit nderuan tifozin e Evertonit që vdiq në mënyrë tragjike

Skuadra e Liverpoolit e drejtuar nga Jurgen Klopp shkoi sot në mëngjes në vendin e stadiumit të ri të Evertonit për të nderuar punëtorin e ndërtimit Michael Jones, i cili humbi jetën tragjikisht.

26-vjeçar po punonte në stadium të hënën, ku edhe gjeti vdekjen.

Klopp së bashku me lojtarët vendosën një kurorë me lule me një mesazh: “Ngushëllime nga të gjithë në Liverpool Football Club. YNWA”.

Lidhur me këtë tragjedi ka bërë një njoftim edhe nga Evertoni.

“Humbja e Michael Jones, një tifoz i Evertonit që ka ndjekur Blutë në shtëpi dhe jashtë gjatë gjithë jetës së tij, na ka lënë të gjithëve zemërthyer. Mendimet e të gjithëve në Everton mbeten me familjen, miqtë dhe kolegët e Michael”.

“Tani do të punojmë me familjen e Michael për të ofruar një nderim të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm. Michael Jones, përgjithmonë në zemrat tona”, shkruan ata. /Telegrafi/

Exit mobile version