Junior Firpo nuk do t’i bashkohet Milanit siç pritej.
Mbrojtësi i majtë spanjoll pritet të largohet nga Barcelona, pasi nuk është në planet e trajnerit Ronald Koeman.
Megjithatë e ardhmja e tij nuk do të jetë në qytetin e modës Milano, pasi lojtari ka refuzuar transferimin në klubin kuqezi.
Anësori ka dy arsyeje pse ka refuzuar transferimin në San Siro, ani pse klubet ishin marrë vesh për huazim me të drejtë të blerjes nga Rossonerët për 15 milionë euro.
Arsyeja e parë që ka bërë lojtari ta refuzoj transferimin te Milani është se në pozitën e tij luan Theo Hernandez dhe hapësirat do të jenë të limituara.
Ndërkohë arsyeja e dytë është familjare, ku bashkëshortja e tij ka refuzuar të shkojë në Itali.
Firpo që javë më parë është bërë baba, po pret ndonjë ofertë nga Spanja pasi bashkëshortja e tij nuk dëshiron largimin nga vendlindja. /Telegrafi/