Julian Assange është liruar nga burgu britanik dhe pritet të deklarohet fajtor për shkeljen e ligjit të spiunazhit të SHBA-së, në një marrëveshje që do ta lejonte atë të kthehej në shtëpi në vendlindjen e tij Australi.
Assange, 52 vjeç, pranoi të deklarohej fajtor për një akuzë të vetme penale për komplot për të marrë dhe zbuluar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare të SHBA, sipas dosjeve në gjykatën e qarkut të SHBA të Ishujve Mariana Veriore.
Wikileaks postoi në mediat sociale një video të themeluesit të saj duke hipur në një fluturim në aeroportin Stansted të Londrës të hënën në mbrëmje dhe kryeministri australian Anthony Albanese konfirmoi se ai ishte larguar nga Mbretëria Britanike, shkruan TheGuardian.
JULIAN ASSANGE IS FREE
Julian Assange is free. He left Belmarsh maximum security prison on the morning of 24 June, after having spent 1901 days there. He was granted bail by the High Court in London and was released at Stansted airport during the afternoon, where he boarded a…
— WikiLeaks (@wikileaks) June 24, 2024
Pritet që themeluesi i WikiLeaks do të deklarohet fajtor për shkeljen e ligjit të spiunazhit të SHBA në një seancë dëgjimore në Saipan dhe do të lejohet të kthehet në Australi.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe vet kryeministri australian.
“Qeveria australiane ka thënë vazhdimisht se çështja e zotit Assange është zvarritur për një kohë të gjatë dhe se nuk ka asgjë për të fituar nga burgimi i tij i vazhdueshëm. Ne duam që ai të sillet në shtëpi në Australi”, shkruan Albanase.
The Australian Government has consistently said that Mr. Assange’s case has dragged on for too long, and that there is nothing to be gained by his continued incarceration.
We want him brought home to Australia. pic.twitter.com/1Ju5u88cH9
— Anthony Albanese (@AlboMP) June 25, 2024
Për lirimin e Assange ka shkruar edhe gruaja e tij, Stella Assange e cila ka konfirmuar se bashkëshorti i saj është liruar.
“Julian është i lirë!!!!
Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë të pamasë për Ju, po për Ju, që të gjithë jeni mobilizuar për vite e vite për ta realizuar këtë. Faleminderit, faleminderit, faleminderit…
Ndiqni WikiLeaks për më shumë informacion së shpejti…”, shkruan ajo. /Telegrafi/
Julian is free!!!!
Words cannot express our immense gratitude to YOU- yes YOU, who have all mobilised for years and years to make this come true. THANK YOU. tHANK YOU. THANK YOU.
Follow @WikiLeaks for more info soon…pic.twitter.com/gW4UWCKP44
— Stella Assange #FreeAssangeNOW (@Stella_Assange) June 25, 2024