Barcelona është duke tentuar që të transferojë Juan Bernatin nga Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi i krahut po kalon nëpër një formë të lartë që kur iu bashku nga Bayern Munichu dhe tani katalunasit e duan transferimin e tij.
Sipas saj që raporton L’Equipe, Blaugranasit kanë filluar kontaktet me agjentin e 27-vjeçarit për një transferim në këtë verë.
Bëhet e ditur se spanjolli nuk dëshiron të rinovojë kontratën me PSG-në dhe është i gatshëm që të largohet nga skuadra.
Barcelona po tenton të përfitojë nga kjo situatë dhe të transferojë lojtarin në Camp Nou.
Ronald Koeman thuhet se e pëlqen lojën e tij dhe dëshiron që ta rikthejë atë në vendlindje. /Telegrafi/