Site icon Telegrafi

“Ju premtoj se nuk do ndalem më kaq, fusha ishte në gjendje katastrofale”, Krasniqi flet pas golit ndaj Lituanisë

Kosova arriti që të fitojë pikët e plotë në udhëtim ndaj Lituanisë, kundërshtar të cilin e mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1 në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve.

Një prej më meritorëve që Kosova triumfoi në këtë takim ishte padyshim Ermal Krasniqi i cili pati ndikim të menjëhershëm pas inkuadrimit në fushë nga banka rezervë.

Krasniqi u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të ndërsa shënoi për rezultatin 2-0 në minutën e 65-të pas asistimit të Milot Rashicës.

Pas ndeshjes, Ermali tha se shënimi i golit për Kosovën ishte një ndjenjë shumë e veçantë për të, teksa tifozëve iu premtoi se kjo nuk është e tëra.

Tutje ai tha se gjendja e fushës së Lituanisë ishte si mos më keq dhe kjo ndikoi që Kosova të mos e zhvillonte lojën më të mirë të mundshme.

“Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja palët, por mendoj që u paraqitëm mirë në mbrojtje”.

“Fusha mund të them se ishte në një gjendje katastrofale nuk na lejoi ta bëjmë ndeshjen tonë si dimë ne, mendoj që kjo pak ndikoi, por më e rëndësishmja është që dolëm me tri pikë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version