Site icon Telegrafi

JU FLET RESHIT QAZIM MULLETI (Nuk është sëmundje gjithçka që dhemb)

Xhevdet Bajraj (foto: Agron Shala, 2021)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj[1]

Morëm leje dhe dolëm në qytetin e Lushnjës
Në një moment më thotë nëna:
“Shiti dikush po na thërret!”
Më erdhi shumë keq, por u detyrova dhe i thashë:
nonë
nuk o tu na thirr kush,
por nga altoparlanti jepet komedia e po na qeshin,
po na tallin,
po na venë në lojë,
po argëtohen …”

Ajo mu përgjigj:
“Na marrshin të keqen!”,
dhe unë i thoja vetes:
na i morën të gjitha, na zhvatën,
por na dëmtuan dhe imazhin tonë të mirë,
tani ishim
vetëm personazhe groteske,
butaforike.

U larguam nga qyteti,
dorë për dore nënë e bir
ecnim në drejtim të kampit të internimit …”

Bajraj, Xhevdet. Angelus Novus. Ferizaj : Klubi Letrar “De Rada”, 2023. f. 54.

____________

[1] Nga rrëfimi i Reshit Qazim Mulletit

 

Exit mobile version