Joz Marku ka folur më tepër për marrëdhënien e tij romantike me Loredanën, e cila nisi brenda shtëpisë së Big Brother.
Gjatë një interviste në “Wake UP”, ai u shpreh se është mërzitur që Loredana ka hequr unazën, e cila në shtëpi ishte simbol i lidhjes së tyre.
“Unaza nuk është ajo që më mban të lidhur me Lorin. Në shtëpi e kam unazën, unë e harroj shpesh sepse nuk jam mësuar. Tani e harroj shpesh. U mërzita kur Loredana e hoqi unazën, u mërzita shumë”, tha ndër tjerash ai.
“Dasma me Lorin kujtim i paharrueshëm. Dasma është kapaku i gjërave. Nuk i dihet si shkojnë gjërat por është krijuar ai pëlqimi, por mbetet për tu parë jashtë për tu njohur. Do t’i kisha ftuar ata që kisha edhe aty brenda në dasmë. Divanin blu nuk do ta kisha ftuar”, theksoi ish-konkurrenti.
Lori këto ditë ka mbajtur një qëndrim sa i përket lidhjes me Jozin për shkak të disa informacioneve që pa jashtë.
Asaj iu dhanë disa informacione pasi theu njërën nga kutitë e emergjencës, ku humbi 20 mijë euro.
Pritet të shihet nëse do të vazhdojë ky raport i tyre jashtë shtëpisë. /Telegrafi/