Site icon Telegrafi

Jovetic drejt kthimit në Serie A, Roma është vënë pas tij

Roma është vënë pas sulmuesit të Sevillas që është në pronësi të Interit, Stevan Jovetic.

Malazezi u bashkua si huazim me klubin andaluzian, por që nuk janë të gatshëm të paguajë 14 milionë euro.

Nerazzurrët nuk negociojnë për këtë çmim dhe lojtari pritet të kthehet në Appiano Gentile.

Sipas Sky Italia, Roma ka shfaqur interesim për ish-sulmuesin e Manchester Cityt.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, e pëlqen shumë Joveticin dhe ishte ai që e solli në Sanchez Pizjuan në janar.

Ai është duke e menduar idenë që të nënshkruajë me 27 vjeçarin. /Telegrafi/

Exit mobile version