Anthony Joshua nga stadiumi Wembley edhe një herë i ka treguar botës se aktualisht ai është më i miri në botën e boksit.
Britaniku arriti të mposhtë Alexander Povetkin, por rusi nuk ishte aspak një kundërshtarë i lehtë ashtu siç kishin parashikuar të gjithë në fillim.
Pas këtij triumfi Joshua vazhdon të jetë kampion i padiskutueshëm i titujve WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Round 3
Make no mistake, Alexander Povetkin has been on top in the early stages…
Live text 👉 https://t.co/e2uSQS1W5A #JoshuaPovetkin pic.twitter.com/kf9helzWa8
— BBC Sport (@BBCSport) September 22, 2018
Ecuria e meçit: Rundi i parë dhe ai i dyti nuk dolën ashtu siç kishte parashikuar me shumë mundësi Joshua, britaniku mori disa goditje të forta. Por, në vazhdim ai arriti të mbajë vetën dhe në rundin e katër dominoi duke treguar forcën e tij të vërtetë.
Në rundin e pestë rusi 39 vjeçar ishte më i mirë, por Joshua arriti t’i përgjigjet në të gjashtin në të njëjtën mënyrë.
Në rundin e shtatë mosha bëri diferencën, Joshua me gjithë forcën e tij iu versul rusit dhe arriti ta rrëzojë dy herë dhe kështu gjyqtari ndali meçin për t’i dhënë fitoren 28 vjeçarit nga Britania.
AND STILL….
👉 https://t.co/e2uSQS1W5A #JoshuaPovetkin #bbcboxing pic.twitter.com/NUVuD9JuOm
— BBC Sport (@BBCSport) September 22, 2018
Kundërshtari i radhës mund të jetë Deontay Wilder, i cili është kampion i WBC-së, titulli i vetëm që i mungon Joshuas. Por, amerikani aktualisht duhet të mendojë se si ta fitojë përballjen me Tyson Fury me 1 dhjetor 2018.
Tani Joshua nga 22 meçe në karriere ka 22 fitore (21 me nokaut) dhe asnjë humbje. /Telegrafi/
https://twitter.com/RizluImam/status/1043617834318942208
Joshua lays him out it’s nights out for Povetkin #AJPovetkin #JoshuaPovektin pic.twitter.com/gIy4T66Ofy
— Kirk O'Rourke (@kirkorourke11) September 22, 2018