Jose Mourinho raportohet se mund ta transferojë yllin e Euro 2024 si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce.
Mourinho mori frenat e gjigantit turk më herët gjatë këtij muaji, pak kohë pasi ata humbën titullin ndaj rivalit të përjetshëm Galatasaray.
Fenerbahce humbi vetëm një ndeshje në ligë sezonin e kaluar dhe grumbulloi 99 pikë, më shumë se sa ka regjistruar çdo ekip tjetër në një tjetër sezon të Superligës së Turqisë.
Fatkeqësisht për ta, Galatasaray mblodhi 102 pikë, ndërsa ekipi i Okan Buruk pati një seri fitoresh prej 18 ndeshjeve radhazi mes janarit dhe majit.
Teksa trajneri portugez i mohoi raportimet për transferimin e Lukakut, është raportuar se ai mund të nënshkruajë me një tjetër ish-lojtar të Chelseat.
Bëhet fjalë për yllin e Portugalisë, Joao Felix, i cili ka kaluar pjesën e dytë të sezonit 2022/2023 në huazim në “Stamford Bridge”.
Sidoqoftë, koha e tij tek Barcelona në huazim këtë sezon ka qenë një më e suksesshme, pasi Felix ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në të gjitha garat.
Tani sipas gazetës spanjolle Sport, agjenti i Felixit, Jorge Mendes, ia ka ofruar shërbimet e tij trajnerit Mourinho si pjesë e përpjekjeve për të siguruar largimin nga Atletico.
Mendes është po ashtu agjent i Mourinhos dhe kjo do ta lehtësonte edhe më tutje procesin e këtij transferimi./Telegrafi/