Site icon Telegrafi

Jori Delli thotë se i ka shkruar Mario Balotelli

Jori Delli ka qenë duke bërë një bisedë në dhomën e ndenjes me Gertin dhe Kristi Aliajn.

Fotografi nga Shkodra e ka pyetur se çfarë meshkuj i pëlqejnë dhe modelja shqiptare nuk hezitoi të përgjigjej.

Ajo tha se nuk i pëlqen fare biondët, por që pavarësisht kësaj ka qenë e lidhur me një mashkull të tillë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk më pëlqejnë fare biondët, por kam qenë me një biond. Më pëlqen, dua një që duket më burrë. Më pëlqejnë brazilianët. Neymari më pëlqen”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Humbi sfidën për të parë ndeshjen Poloni-Shqipëri, Olta këmbëngul dhe nuk largohet: Rregullat janë për t’u thyer

Teksa filluan të flisnin për futbollistët, Kristi i tha se pëlqen Mario Balotellin, për të cilin Jori tha se i ka shkruar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Balotelli nuk më pëlqen fare. Më ka shkruar, por ka qenë shumë me respekt. Se kur iu përgjigja unë që i thashë se kam një marrëdhënie, ai më kërkoi falje”, tha mes tjerash Delli.

Jori përndryshe po pëlqehet mjaft shumë për lojën e saj brenda BBVA, batutat dhe ngacmimet që po bën me konkurrentët e tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version