Site icon Telegrafi

Jorge Mendes ia ofron Real Madridit sensacionin e Euro 2024

Real Madridi do të ulet për të biseduar me super agjentin Jorge Mendes për të diskutuar të ardhmen e portierit ukrainas Andriy Lunin këtë javë.

25-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me madrilenët dhe mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Paraprakisht raportohej që Lunin kishte arritur marrëveshje për të nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me ‘Los Blancos’, por ai nuk e ka bërë këtë.

Gjatë javëve të fundit e ardhmja e tij ka qenë e paqartë, me Real Madridin që ende nuk e di saktë se cili është qëllimi i lojtarit për të ardhmen, andaj ata po presin që prezenca e Mendes të jetë një lëvizje për ta sjellë largimin e tij.

Diario AS thotë se Mendes do të takohet me Real Madridin këtë javë për të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Negociatat kanë avancuar – marrëveshja për transferimin e ri të Real Madridit mund të mbyllet këtë javë

Ai është i qartë se dëshiron më shumë minuta dhe vazhdimësi diçka që do të jetë e vështirë pas rikthimit nga lëndimi të Thibaut Courtois.

Nëse konfirmohet largimi i Luninit, atëherë besohet se Mendes do t’ia ofrojë Real Madridit shërbimet e një tjetër klienti të tij, Diogo Costas së Portos.

Costa ka luajtur një rol shumë të madh për Portugalinë në Euro 2024, dhe mund të jetë zëvendësuesi ideal i Luninit.

Lunin ishte lidhur më herët me një transferim të mundshëm tek West Hami ose Celticu dhe në rast se ai largohet përfundimisht, një tjetër opsion në tavolinë për ‘Los Blancos’ mund të jetë blerja e kartonit të Kepa Arrizabalagas nga Chelsea./Telegrafi/

 

Exit mobile version