Site icon Telegrafi

Jorge Mendes e ndihmon Juventusin për transferimin e Joao Felix

Joao Felix. (Foto: Adam Hunger/Getty Images/Guliver)

Joao Felix është talenti më i madh portugez dhe shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos.

Talenti i Benficas ka shkëlqyer dy vitet e fundit me klubin e famshëm portugez gjë që ka bërë të rritet edhe vlera e tij.

19-vjeçari ka shënuar 11 gola në të gjitha garat këtë edicion dhe ka bërë gjashtë asistime.

Juventusi mbetet skuadrat më e interesuar për shërbimet e tij dhe duket që është shumë afër.

Felix ka menaxher portugezin e njohur Jorge Mendes i cili ka dërguar në Juventus bashkëkombësit e tij Cristiano Ronaldo dhe Joao Cancelo.

Joao Felix gjatë një ndeshje miqësore kundër Juventusit në verën e vitit të kaluar . (Foto:Adam Hunger/Getty Images/Guliver)

Mendes i ka ofruar Zonjës së Vjetër klientin e tij, por problemi qëndron tek klauzola e lojtarit.

Felix ka një klauzolë largimi nga Benfica prej 120 milionë euro dhe kjo është shumë e madhe për Juventusin.

Por menaxheri i njohur portugez i ka bërë të qartë drejtuesve bardh e zi se kjo shumë është e negociushme.

Juventus është gati të shpenzojë për talentin portugez deri në 70 milionë euro.

Felix është duke u ndjekur edhe nga Real Madrid, Manchester United e Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version