Aktori i njohur, Johnny Depp, ka filluar romancën me yllin e “Made In Chelsea”, Sophie Hermann.
Kështu të paktën raportohet nga Daily Star, pasi thuhet se dyshja janë parë së bashku duke dalë nga një hotel.
57-vjeçari ka qenë duke folur me modelen, e cila është 24 vite më e re, përmes telefonit në vendin ku po qëndronin.
Pasi dyshja ishin takuar, Sophie i kishte dhënë numrin e telefonit, ndërsa tani ata nuk reshtin duke folur mes vete.
Johnny më parë ka qenë i martuar me aktoren Amber Heard, me të cilën edhe është duke u përballur me procedura gjyqësore.
Së fundmi aktori ka hapur edhe një lëndë të re kundër ish-bashkëshortes, pasi thuhet se ajo shpifi për ‘abuzimet’ që ia kishte bërë. /Telegrafi/