Johnny Depp më në fund po fillon të përshtatet me jetën e rregullt, të paktën aq sa mund të bëhet kur je aktor fitues i çmimeve, i cili sapo ka dalë nga një prej gjyqeve të profilit të lartë, ku edhe u shpall fitues.
Ylli i “Pirates of the Caribbean” ka kaluar shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar që nga përfundimi i gjyqit, i cili e shpalli fajtore ish-partneren e tij, Amber Heard, për një tekst të shkruar në 2018 në “Washington Post”.
Megjithatë, Depp tani është larguar nga Anglia dhe momentalisht është në Evropë, ku destinacioni i tij më i fundit është Zvicra.
Johnny Depp last night ???????? in Montreux ( thanks sonyawwji IG for sharing). pic.twitter.com/x3tgqphWTU
— ReemDepp – #JohnnyDeppWon (@ReemDepp) July 16, 2022
Pas një koncerti në Montreux të premten, aktori i kthyer në këngëtar u fotografua duke ua bërë me dorë fansave nga autobusi i tij, ndërsa shfaqte gjithashtu një pamje të re.
Gjerdanët dhe syzet kompletuan veshjen e Johnny Depp
Kjo pamje e re ishte në përputhje me mënyrën se si Depp është veshur më parë, me një numër gjerdanësh argjendi.
Ndërkohë, flokët e tij natyral të çrregullt dukeshin një nuancë më të çelur se javët e fundit.
Kur Depp u zhvendos në pjesën e përparme të autobusit për t’u përshëndetur me fansat, shihej një numër i madh i aksesorëve për të kompletuar ansamblin.
Johnny u largua nga autobusi i turneut, këtë herë duke shtuar një kapelë Fedora mjaft tërheqëse, me ngjyrë të kuqe, përpara se të zhvendosej në një vend tjetër në Zvicër.
Në karrierën e tij të re si muzikant, artisti dihet se punon së bashku me disa prej emrave më të mëdhenj dhe projekti i tij i fundit është një album me 13 këngë të realizuar së bashku me mikun e tij, Jeff Beck. /Telegrafi/