Këngëtari Joe Jonas aktualisht është duke punuar në albumin e tij të ri, por nuk ka në plan të përfshijë një këngë për martesën e tij të mëparshme me aktoren Sophie Turner.
Jonas tha se në krijimin e albumit të tij të ri solo, “Music for People Who Believe in Love”, ai kaloi edhe një lloj procesi terapeutik, transmeton Page Six.
“Jam i lumtur me atë që kam në jetën time”, u shpreh ai.
“Procesi ishte ndonjëherë i frikshëm, por edhe çlirues. Nuk dua të sulmoj askënd me këtë album. Nuk po kërkoj që gjërat të bëhen dramatike. Jam i kënaqur me atë që kam në jetën time, jam mirënjohës për gjithçka, duke përfshirë edhe dy vajzat e mia të bukura…”, deklaroi ai.
Jonas me ish-bashkëshorten e tij ka dy fëmijë: Willa 4-vjeçare dhe Delphine 2-vjeçare.
“Sado i lumtur që jam, muzika ime duhet ta pasqyrojë atë gjendje, duke përfshirë edhe udhëtimin drejt asaj gjendjeje”, shtoi muzikanti, duke theksuar se albumi i planifikuar për publikimin më 18 tetor, do të jetë vepra më personale e karrierës së tij.
Jonas tha se ndjente një nevojë të fortë emocionale për të punuar në muzikë dhe nuk e dinte se ku do të shkonte.
I njëjti bëri kërkesë për divorc nga Turner në shtator 2023, pas katër vitesh martesë. /Telegrafi/