Joe Biden shpërtheu në lot pas një takimi të rastësishëm në një kishë irlandeze me priftin që kreu ritet e fundit për djalin e tij të ndjerë, Beau.
Ati Richard Gibbons, i cili shoqëroi presidentin amerikan drejt faltores katolike Knock, tha se nuk e dinte se bëhet fjalë për një nga kolegët e tij, Frank O’Grady, i cili kishte administruar kungatën derisa arriti presidenti.
Beau Biden, djali i madh i presidentit, vdiq në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015 nga kanceri në tru. Biden ka thënë shpesh se Beau, ish-prokuror i përgjithshëm i Delawares dhe i cili punoi edhe në Kosovë, duhet të jetë president në vend të tij.
“Ndodhi kështu dhe kjo është spontane. Ne kemi punuar këtu në faltore me kapelanin që i dha ritet e fundit, vajosjen e fundit, djalit të tij në Shtetet e Bashkuara”, tha Gibbons, raporton reuters.
Joe Biden paid a visit to Mayo Roscommon Hospice, where he turned the sod on the development in 2017. While there he saw a plaque in memory of his late son Beau Biden | https://t.co/7LELAyeGXB pic.twitter.com/neNCrE2Zze
— RTÉ News (@rtenews) April 14, 2023
“Presidenti Biden donte ta takonte. Ai dërgoi një agjent të Shërbimit Sekret për ta gjetur. Ai po qante, e goditi me të vërtetë. Pastaj ne u lutëm për Beaun dhe ndezëm një qiri”, tha Gibbons.
O’Grady, prifti irlandez që punonte në Spitalin e Ushtrisë Walter Reed në Uashington, e përshkroi takimin dhjetë minutësh me Bidenin, djalin e tij, Hunter dhe motrën e presidentit, Valerie si një “bisedë të bukur”.
“Ai ishte i kënaqur që më pa dhe unë u kënaqa që e pashë. Ai më përqafoi shumë. Hunter më përqafoi shumë. Ishte si një ribashkim”, tha O’Grady.
Biden, i cili po përfundon një udhëtim tre-ditor në Irlandë, më vonë vizitoi Hospice të Qarkut Mayo. Në hyrje të bujtinës gjendet një pllakë që i kushtohet Beau Bidenit.
Ndryshe, Beau Biden ka kontribuar pas luftës në Kosovë në fushën e drejtësisë. Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë medaljen presidenciale post-mortem Beaus ndërsa një rrugë në qytetin e Ferizajit u emërtua sipas tij. /Telegrafi/