Joao Felix duket se do të largohet përfundimisht nga Atletico Madridi në javët në vazhdim pasi thuhet se portugezi është afër arritjes së një marrëveshjeje për t’u rikthyer tek Benfica.
Reprezentuesi portugez gjithmonë e kishte shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Barcelona për sezonin 2024/2025, pasi luajti atje në formë huazimi sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, pasi Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë çmimin prej 80 milionë eurosh që po kërkon Atletico Madridi, negociatat kanë mbetur peng.
Meqenëse transferimi tij i përhershëm në Kataloni nuk është një opsion, ndërsa huazimi nuk i konvenon asnjërës palë, atëherë Benfica e ka shfrytëzuar situatën për të shprehur interesim.
Përkundër një marrëveshje të mundshme që kërkon kompromisin e të dyja palëve, Benfica ka besim që të sigurojë një lëvizje për rikthimin e Felix në Lisbonë.
“Negociatat janë duke vazhduar. Ato nuk duhet të diskutohen publikisht. Ne duam lojtarë të mirë dhe nëse mund të marrim lojtarë që e njohin futbollin portugez, është një avantazh”, ka thënë drejtori sportiv, Rui Costa.
“Shumë emra janë përmendur, por për momentin të gjitha janë vetëm spekulime”, ka thënë ai.
Felix pritet të rikthehet në stërvitje në fund të këtij muaji, pas një pushimi më të gjatë pas përfundimit të Euro 2024, por largimi i tij nga kryeqyteti spanjoll është një çështje e mbyllur./Telegrafi/