Barcelonës i është dhënë leja e përkohshme për të regjistruar Dani Olmon dhe Pau Victor, në pritje të një vendimi përfundimtar të gjykatës javën e ardhshme.
Kjo do të thotë se lojtarët mund të luajnë për Barçën në Superkupën e Spanjës, tashmë pasi kaluan në finale.
Ky informacion u filtrua në Barcelonë vetëm disa momente përpara gjysmëfinales së tyre të Superkupës kundër Athletic Bilbaos.
Siç mund ta prisnit, ai lehtësoi humorin e hierarkisë së klubit, por një person e festoi atë edhe më shumë sesa prisnim – ky është presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
Laporta u pa duke u dhënë shtrëngime duarsh dhe përqafime të gjithë personave të klubit dhe jo vetëm. Më vonë ai kërcente lartë dhe bërtiste ‘Shkojmë!’.
Saga nuk ka përfunduar ende për Barcelonën pasi gjykata e CSD nuk ka shpallur vendimin e saj përfundimtar për këtë çështje. Por duket se tani ka dritë në fund të tunelit. /Telegrafi/