Shumë lojtarë të njohur botëror do të shohin se kontratat e tyre skadojnë në mesnatë dhe përveç emrave si Lionel Messi, Gianlugi Donnarumma, Sergio Ramos dhe Giorgio Chiellini, në listë edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.
Me kontratën e Messit që mbaron sot në mesnatë, faqja sportive Football Italia ka hedhur një vështrim se kush tjetër, në letër, mund të jetë pa klub nga nesër.
Kontrata e Messit skadon, por sipas disa raporteve ai tashmë ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në Camp Nou.
E njëjta gjë vlen për mbrojtësin Chiellini, i cili pritet të nënshkruajë një zgjatje njëvjeçare të kontratës me Juventusin në ditët në vijim.
Në rastet e tyre, përfundimi i kontratës nuk do të thotë përfundimi i marrëdhënies me klubet e tyre aktuale, e cila do të vazhdojë përtej vitit 2021.
E njëjta gjë nuk është e vërtetë për Franck Ribery, i cili është vendosur të largohet nga Fiorentina pas dy sezonesh në Artemio Franchi, Hysaj dhe Nikola Maksimovic, të cilët do të largohen nga Napoli.
Reprezentuesi shqiptar është në bisedime me Lazion dhe pritet të bashkohet me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri në kryeqytet.
Në letër, edhe kontrata e Donnarummas me Milanin skadon në mesnatë, por kjo bën pak ndryshim për portierin e Italisë i cili tashmë ka nënshkruar një kontratë të re me PSG-në.
Emra tjerë si Sergio Ramos, Stevan Jovetic dhe Jerome Boateng po kërkojnë gjithashtu një marrëveshje me një klub të ri dhe do t’i japin lamtumirën e tyre Real Madridit, Monacos dhe Bayern Munichut në mesnatë.
Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, më poshtë keni 30 lojtarët më të vlefshëm që shohin skadimin e kontratave të tyre.
Lionel Messi (Barcelona)
Gianluigi Donnarumma (Milan)
Santos Borre (River Plate)
Elseid Hysaj (Napoli)
Sergio Ramos (Real Madrid)
Nikola Maksimovic (Napoli)
Jeffrey Schlupp (Crystal Palace)
Marcos Paulo (Fuminense)
Jerome Boateng (Bayern Munich)
Ryan Bertrand (Southampton)
Joshua King (Everton)
Marko Dmitrovic (Eibar)
Robin Quaison (Mainz)
Patrick van Aanholt (Crystal Palace)
Andros Townsend (Crystal Palace)
Steve Cook (Bournemouth)
John Lundstram (Sheffield Utd)
Luis Abram (Velez)
Mamadou Sakho (Crystal Palace)
Stevan Jovetic (Monaco)
Nicolas N’Koulou (Torino)
Andrey Lunev (Zenit)
Fabian Balbuena (West Ham)
Andrea Cistana (Brescia)
Juan Mata (Man Utd)
David Luiz (Arsenal)
Gaston Ramirez (Sampdoria)
Matteo Ricci (Spezia)
Franck Ribery (Fiorentina)
Giorgio Chiellini (Juventus)
/Telegrafi/