Site icon Telegrafi

Jo vetëm Juventusi, edhe një klub anglez pas Tomorit

E ardhmja e Fikayo Tomorit duket larg Milanit, por mbetet në dyshim nëse do të mbetet në Serie A apo do të rikthehet në Ligën Premier.

Mbrojtësi anglez nuk është më një i paprekshëm te Rossonerët dhe shitja e tij mund të bëhet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Juventusi prej kohësh është duke e kërkuar qendërmbrojtësin anglez, por ende pa arritur deri te transferimi i tij.

Lexo po ashtu Tomori mund ta ‘tradhtojë’ Milanin dhe të transferohet në janar tek rivali i tyre

Së fundmi në garë për transferimin e Tomorit është futur edhe skuadra angleze Newcastle United, që dëshiron ta përforcojë repartin defensivë.

‘Laraskat’ kanë kërkuar informacione nga Milani me Rossonerët që po presin ofertën e duhur për mbrojtësin.

Lexo po ashtu Emërohen pesë lojtarët më zhgënjyes të Milanit deri më tani këtë sezon

Gjiganti italian është gati ta lejoj largimin e qendërmbrojtësit anglez nëse vije një ofertë rreth 30 milionë euro.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje me fanellën e Milanit, derisa është i hapur për një largim nga San Siro. /Telegrafi/

Exit mobile version