Roma do ta luaj ndeshjen e fundit për edicionin 2018/19 në Olimpico përballë Parmas.
Giallorosët shpresojnë se do ta zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve, edhe pse është tejet e vështirë.
Kapiteni i Romës, Daniele De Rossi do ta luaj ndeshjen e fundit ndaj Parmës, pasi do të largohet nga klubi.
Por jo vetëm për De Rossin do të jetë ndeshja e fundit, pasi do të ketë largime të tjera.
Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko gjithashtu do ta luaj sfidën e fundit me Romën, pasi do të largohet gjatë verës, me Interin, Dortmundin dhe Leipzigin që mbesin të interesuara për boshnjakun.
Ndërkohë largimi tjetër i madh nga skuadra pritet të jetë ai i qendërmbrojtësit grek Kostas Manolas.
27-vjeçari po kërkohet me ngulm nga dy gjigantët evropian Juventus dhe Arsenal dhe do të largohet pasi ka një klauzolë prej 36 milionë eurove. /Telegrafi/