Site icon Telegrafi

Jo vetëm Atletico Madrid, edhe dy gjigantët e Anglisë duan transferimin e Julian Alvarez

Atletico Madrid prej kohësh po tenton transferimin e Julian Alvarez nga Manchester City, megjithatë ende pa sukses.

Sulmuesi argjentinas është i gatshëm të largohet nga Manchester City në mënyrë që të shkoj te një skuadër të luaj rregullisht, pasi para Haaland është shumë e vështirë.

Alvarez nuk dëshiron të vazhdojë të ketë një rol dytësor në planet e Pep Guardiolës për shkak të pranisë së Erling Haaland në sulmin e Cityt dhe është në kërkim të një sfide të re.

Lexo po ashtu Man City i vendos çmimin sulmuesit Julian Alvarez

City nuk ia ka mbyllur dyert largimit të Alvarez dhe tanimë ata i kanë vendosur edhe një çmim prej 80 milionë eurove për skuadrat që duan transferimin e tij.

Megjithatë Atletico Madrid tani ka konkurrencë të fortë nga Anglia për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Lexo po ashtu Zbulohen detajet e ofertës së lartë të Atletico Madrid për Julian Alvarez

TalkSport ka raportuar se dy gjigantët anglezë, Chelsea dhe Arsenal janë duke përgatitur oferta për Julian Alvarez.

Paratë nuk kanë qenë asnjëherë problem për klubet angleze dhe e ardhmja e sulmuesit argjentinas pritet të vendoset pas Lojërave Olimpike ku Alvarez po merr pjesë me Kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/

Exit mobile version