Istanbulspor ka shënuar fitore 2-1 ndaj Karagumruk në kuadër të javës së tetë në Superligën e Turqisë.
Vendasit kaluan të parët në epërsi, pasi pas vetëm tetë minutash lojë, Diagne u asistua nga Pzdoev për rezultatin 1-0.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën ndryshoi rrjedha e lojës.
Ishte minuta e 69-të e takimit, kur Rroca i barazoi shifrat në 1-1, me një asistim të Sarikayas.
Por, heroi i Istanbulspor ishte Jetmir Topalli, që në minutën e 74-të, përmbysi rezultatin në 2-1, me një asistim të Valon Ethemit.
Ky ishte goli i parë në këtë edicion për lojtarin kosovar, derisa Istanbulspor është në vendin e 13-të me tetë pikë. /Telegrafi/
GOOOOOOOOOOOOOOOOL!
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL!
74' Jetmir Topalli'nin golüyle 2-1 öne geçiyoruz.
#FKGvİST | [1-2] pic.twitter.com/MhFSbKex2s— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) October 3, 2022