Jetmir Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës zvicerane Lugano.
Mbrojtësi i djathtë këtë edicion nuk kishte shumë hapësira tek skuadra zvicerane dhe vendosi të largohet.
24-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun tek skuadra Voluntari.
Ka qenë klubi rumun që e ka fituar garën për lojtarin nga Kosova pasi për të kishte edhe interesime tjera.
Ishte skuadra austriake Altach si dhe ajo shqiptare Partizani që interesoheshin për të nënshkruar me Krasniqin.
Krasniqi ka udhëtuar drejt Antalyas për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit.
Mbrojtësi i djathtë ka qenë i grumbulluar edhe me Përfaqësuesen e Kosovës me ardhjen e trajnerit Bernard Challandes.
Debutimin ai e bëri në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ndërsa ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe qëndroi në bankën rezervë. /Telegrafi/