Drejtori i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka treguar se të mërkurën ka filluar punën kuzhina humanitare në Janjevë.
Këtë e ka bërë të ditur Kastrati në profilin e tij në Facebook.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:
Sot, zyrtarisht u bë hapja e kuzhinës humanitare në fshatin Janjevë të Lipjanit dhe u shpërndan 100 shujta për familjet nevojtare.
Kuzhina është ne kuadër te shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, dhe duke pasur parasysh që Janjeva njihet se aty jetojnë shume komunitete, andaj edhe kuzhina jonë shërben për të gjitha komunitetet.
Kjo është kuzhina jone e dytë, pas asaj të Prizrenit.
Prezent ne këtë ceremoni ishin edhe nënkryetari i komunës së Lipjanit me staf te Komunës, përfaqësues fetar, donatorë e shumë vullnetar.
Na qoftë përhajr kjo kuzhinë duke e lutur Zotin që të kemi sa më pak nevojë për kuzhina të tilla, e ndërkohë Zoti i shpërbleftë bamirësit.