Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe kryetari i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar.
Hyseni tha se projekti që do të realizohet në mes Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Gjilanit, kap vlerën prej 3,5 milionë euro.
Sipas tij qendra për qëndrim ditor për të moshuarit, përfshinë kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë.
“Bashkë për të mirën e përgjithshme”, tha Hyseni.
Ndërsa, humanisti Halil Kastrati tha se qendra të tilla do të ndërtohen në tërë Kosovën.
“Kjo është kuzhina e tretë që po bëhet dhe kjo është e rëndësishme. Qendra të tilla do të ndërtohen në tërë Kosovë”, tha Kastrati.