Jeta me të adhuruarin shtëpiak kërkon më shumë higjienë, sepse, në të kundërtën, nëse qeni apo macja nuk lahen dhe nuk mirëmbahet pastërtia në nivel të kënaqshëm, anëtarët e familjes rrezikohen nga sëmundjet ngjitëse
Më së shpeshti janë infeksioni me parazitin ehinokokus, apo sëmundjet bakteriale: salmoneloza, leptospiroza, bruceloza.
Janë të mundshme edhe infeksionet kërpudhore të cilat barten me prekje.
Të adhuruarit shtëpiakë, qentë dhe macet, siç është e ditur, nuk duan larjen, parfumet, shampot dhe kimikalet e tjera dhe kozmetikën të cilat njeriu i përdor çdo ditë.
Kafshët i irritojnë aromat e caktuara të fuqishme dhe konservanset kimike, transmeton Telegrafi.
Pjesa e rëndësishme e higjienës nënkupton pastrimin të rregullt të sipërfaqeve të rrafshëta në banesë.
Të kesh në shtëpi qen apo mace do të thotë që janë të domosdoshme detergjentet me ndikim antibakterial. Mirëpo, ato nuk bën të jenë të fortë dhe të përmbajnë klor dhe substanca të tjera “të rënda”.
Është shumë me rëndësi edhe që nuk është e domosdoshme që të shpëlahen për të arritur efekti i tyre.
Sa shpesh do të duhet të lani qenin apo macen, varet nga ajo se a kanë qëndruar në oborr apo me pronarin ndajnë të njëjtën hapësirë dhe shtrat.
Porosia është që së paku një herë në javë detajisht të pastrohet dyshemeja, derisa larja e tyre këshillohet të bëhet së paku një herë në muaj. /Telegrafi/