Gabriel Jesus është kthyer te Arsenali për të vazhduar me rikuperimin pas ndërhyrjes kirurgjike që iu nënshtrua në muajin dhjetor për ta korrigjuar një problem në gju.
Braziliani u lëndua gjatë Kampionatit Botëror me përfaqësuesen e tij dhe që atëherë nuk ka luajtur për Topçinjtë.
Ai u operua në Londër para Vitit të Ri dhe është angazhuar dalëngadalë në riaftësimin e tij, ndërsa tash nuk ka më nevojë për paterica ose mbajtëse gjuri.
Gjatë ditës së sotme (e martë), Jesus është kthyer në fushën stërvitore Colney në Londër dhe tashmë po i nënshtrohet një programi të kujdesshëm rikuperimi së bashku me ekipin mjekësor.
Arsenali të shtunën është nikoqir Brentfordit, në përpjekje për t’u kthyer te fitorja pas humbjes së papritur nga Evertoni. /Telegrafi/