Site icon Telegrafi

Jessica Biel i bashkohet trendit më të kërkuar të flokëve këtë sezon

GettyImages

Me sa duket, lista do të vazhdojë të shtohet për sa kohë që gocat e njohura, po zgjedhin të heqin dorë nga flokët e gjatë dhe t’i bashkohen kësaj tendence

Nga Gigi Hadid, Kim Kardashian apo Megan Fox, prerja bob mbetet më e kërkuara e sezonit dhe Jessica Biel është emri më i fundit që i bashkohet këtij modeli.

Përmes një videoje në Instagram, aktorja e veshur me një bluzë të gjerë dhe grim minimalist, i ndau flokët në dy pjesë përpara se prezantonte super ndryshimin me flokët e shkurtër deri te mjekra.

Për të prezantuar virtualisht prerjen e re, Jessica ndryshoi edhe veshjen duke zgjedhur një xhaketë sportive në gri të errët dhe një bluzë me grafika para, pantallona xhins, një buzëkuq rozë më shkëlqim dhe nuancë koral për mollëzat.

Bob-i i ri i Biel nuk është ndryshimi i vetëm i flokëve të saj këtë muaj.

Vetëm pak javë më parë, aktorja u pa duke u larguar nga një hotel në New York City pas Met Gala-s, me një model flokësh prej biondeje platini, e maskuar me një kapele të zezë bejsbolli.

Pjesa tjetër e stilit, ishte një xhaketë e zezë dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë, të kombinuara këto me atlete të bardha dhe syze dielli.

 

Exit mobile version