Telegrafi

Jessica Alba vishet me stil për të shëtitur me familjen në Beverly Hills

Jessica Alba Foto: Daily Mail

Jessica Alba është parë që ka qenë duke shijuar kohën së bashku me familjen e saj.

Ditën e djeshme (e diel) ajo kishte zgjedhur që ta ketë të lirë, për ta kaluar në rrugët e Beverly Hills, shkruan Daily Mail.

39-vjeçarja si përherë u pa plot stil, derisa u shfaq së bashku me bashkëshortin, Cash Warren dhe dy fëmijët.

Veshja e saj ishte me ngjyrë të gjelbër, derisa I theksoheshin tiparet e formësuara trupore.

Për shkak të pandemisë coronavirus, e tërë familja kishin vendosur maska mbrojtëse, për të anashkaluar infektimin.

Dy vajzat e saj u argëtuan me trotinet, derisa që të gjithë qëndronin afër njëri-tjetrit.

Aktorja përndryshe u takua për herë të parë me Warren në vitin 2004, ndërsa kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2008. /Telegrafi/