Aktorja hollivudiane Jessica Alba vendosi me familjen të pushojë në një nga ishujt më të shtrenjtë të Greqisë, madje mund të themi në të gjithë Evropën
Ajo me bashkëshortin e saj Kesha Warren dhe tre fëmijët në Mykonos, po shijon të mirat e diellit dhe motit të mirë.
Syri i shkathët i paparacëve “kapi” aktoren bukuroshe me rroba banje, të cilat treguan se si duket perfekt edhe në dekadën e pestë dhe pas tri lindjeve. Shumë zonja të reja do ta kishin zili këtë pamje.
Aktorja me flokë të zezë donte ta sillte ngjyrën e saj në nivelin më të lartë të nxirjes gjatë qëndrimit në jaht, ndaj u kënaq duke lexuar një libër dhe duke pirë një pije në breg të detit. Me shpejtësi, ata e filmuan atë të veshur me një fustan të gjatë të bardhë, teksa hante rrush dhe shijonte pamjen nga jahti, transmeton Telegrafi.
Edhe këtë verë, Jessica nuk ka dashur të heqë dorë nga glamuri, ndaj gjatë gjithë kohës ka mbajtur syze dielli në fytyrë që u përshtateshin vathëve të saj të mëdhenj, shkruan “Daily Mail”.
Mund të vihej re se thonjtë e saj janë të bardhë, pra pikërisht ashtu siç mbahen gjatë stinës së verës.
Para se të vendoseshin në Greqi, familja jetonte në rajonin e Provence të Francës. Mund të konkludohet se kjo klimë evropiane i kënaq vërtet. /Telegrafi/