Site icon Telegrafi

Jeremy Doku po kryen testet mjekësore te Manchester City

Jeremy Doku pritet të zyrtarizohet së shpejti si futbollist i ri i Manchester Cityt.

Sulmuesi belg, Jeremy Doku është duke kryer testet mjekësore te kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City.

Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka lajmëruar që Doku tanimë është duke kryer testet mjekësore te kampioni në fuqi i Evropës.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar veror në ligat kryesore - transferimet që ndodhën me 1 shtator

Ka tanimë një marrëveshje totale mes Cityt dhe Rennes për transferimin e futbollistit në Etihad Stadium.

Zyrtarizimi i sulmuesit anësorë te City pritet të ndodhë sot, ku Doku do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

21-vjeçari sezonin e kaluar realizoi shtatë gola dhe dhuroi katër asistime, derisa këtë edicion e ka nisur me gol në Ligue 1.

Doku do të jetë zëvendësues i të larguarit Riyad Mahrez te Manchester City. /Telegrafi/ 

Exit mobile version