Kryetarja e emëruar së fundmi e Bashkisë së Himarës Blerina Bala është drejt dorëheqjes. Burime nga media bëjnë me dije se shumë shpejt do të depozitohet dorëheqja e Balës, e cila ende nuk e ka protokolluar letrën e dorëheqjes, por kjo gjë vetëm çështje orësh, pasi vendimi është i pakthyeshëm.
Mendohet që argumenti i këtij vendimi të kryetares së komanduar ishte për arsye personale dhe pamundësi në realizimin e detyrës.
Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar.
Mësohet se socialistët e kanë emrin dhe gjasat janë të propozojnë Arqile Bollanon.
Blerina Bala u zgjodh drejtuese e re e bashkisë së Himarës, me 15 vota pro në Këshillin Bashkiak, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg.
Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës. /Telegrafi/