Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka dhënë dorëheqje si dhe letrën e dorëheqjes e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

“Parlamenti ukrainas ka pranuar letrën time të dorëheqjes”, ka shkruar Kuleba në një postim, transmeton Telegrafi.

Kryeparlamentari i Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, ka postuar gjithashtu fotografi dhe dokumente të dorëheqjes që sipas tij do të shqyrtohen në seancën e radhës.

Në anën tjetër, gjatë mbrëmjes së kaluar u raportua edhe pre tre ministra tjerë të kabinetit të Volodymyr Zelenskyt që kanë dhënë dorëheqje.

Këto dorëheqje po ndodhin në ditët kur ushtria ruse ka nisur një valë të re sulmesh mbi qytet ukrainase – që po i godet pamëshirshëm me dronë dhe raketa balistike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version