Dukagjin Kastrati ka dhënë dorëheqje nga kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vet Kastrati duke thënë se arsyeja e dorëheqjes së tij është angazhimi i tij në zyrën e Unionit Evropian.
“Po kam dhënë dorëheqje. Arsyeja e dorëheqjes është për shkak të angazhimit këtu në zyrën e Unionit Evropian”, ka thënë Kastrati.
Ndryshe, Bordi i Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A., me në krye Dukagjin Kastratin ishin emëruar në muajin gusht nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/