Sfidat e vallëzimit tashmë janë shndërruar në trende në rrjetet sociale, ndërsa në muajt e fundit gjithnjë e më shumë janë avancuar përmes TikTok.
Në emisionin The Tonight Show, nikoqiri Jimmy Fallon është vënë përballë aktores dhe këngëtares, Jennifer Lopez, në një sfidë nga distanca.
Dy yjet e njohura e kanë argëtuar publikun përmes vallëzimeve të ndryshme që janë pëlqyer shumë nga fansat e tyre.
Testimi i aftësimeve të vallëzimit dhe përsëritja e sfidave në TikTok, ka qenë argëtuese edhe për vet ata.
J.Lo në këtë mënyrë ka treguar edhe një herë se është një valltare e shkëlqyer dhe se ka një kujtesë të shkëlqyer duke i memorizuar lëvizjet në TikTok. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rfwWW3XLQ9o